Rreth nesh

Pjesa Hyrëse:

Shërbimet dhe produktet të cilat i ofron kompania jonë, tani e tutje do të referohen në tërësi si “Shërbimet”.

Këto kushte i kemi krijuar me qëllim të njoftimit tuaj lidhur me të drejtat dhe detyrimet të cilat rrjedhin në momentin e pranimit të shërbimeve nga kompania jonë. Pranimi i këtyre kushteve nga ana juaj përfundimisht konsiderohet se krijon kontratë në mes juve si përdorues të shërbimeve dhe kompanisë “Niskërko” si ofrues të shërbimeve.

Këto kushte kërkohet të lexohen me vëmendje dhe në rast se e shihni të arsyeshme mund të kërkoni këshillë profesionale për kuptimin e tyre.

“Niskërko” do të ofrojë platformën e avansuar online për të gjithë përdoruesit e saj, në këtë platformë do të paraqiten të gjitha shërbimet dhe produktet të cilat i ofron kompania jonë, produktet do të paraqiten me të gjitha të dhënat dhe veçoritë e tyre në mënyrë që konsumatorët të njihen më për së afërmi me produktet e ofruara nga ana jonë.

Përdoruesit mund të bëjnë porposinë e produktit online duke bërë regjistrimin e të dhënave të tyre në platformë, me ç’rast dërgesa e produktit bëhet në vendin e kërkuar.

Gjithashtu, këto kushte rregullojnë edhe çështjen e ruajtjës së të dhënave personale të përdoruesve në përputhje me Ligjet e aplikueshme në vendin tonë.

Ju si përdorues pranoni këto kushte, konkretisht këto të drejta dhe detyrime në momentin e përdorimit të faqës së kompanisë sonë “Niskërko”

 

Përkufizimi i Nocioneve:

Me rastin e qasjës suaj në Platformën tonë, nga ana juaj kërkohet plotësimi i të dhënave personale që përfshijnë: emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, e-mail adresën dhe të dhëna të tjera të nevojshme për realizimin e  regjistrimit në platformën tonë si dhe marrjen e shërbimeve online.

“Niskërko” do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale do të trajtohen në bazë të dispozitave të Ligjit Nr.03/L-172 Për Mbrojtjën e të Dhënave Personale.

Në ato raste kur kompania jonë mbledh të dhëna personale që janë plotësuar në mënyrë vullnetare nga ana e përdoruesit, këto të dhëna do të përdorën vetëm për qëllimin e realizimit të shërbimit dhe porosisë.

Ruajtja e të dhënave personale bëhet për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi.

 

Çmimi, Faturat dhe Pagesat:

Çmimi i produkteve është pagesa për blerjen e produktit nga ana e Përdoruesit-Konsumatorit të kompanisë sonë, pagesa përfshinë edhe tatimet.

Faturat e lëshuara nga ana e kompanisë sonë do të përmbajnë të gjitha të dhënat e kërkura sipas ligjeve në fuqi.

 

Mbrojtja e të drejtave të konsumatorit:

Të drejtat e konsumatorit do të trajtohen në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit Nr.04/L-121 Për Mbrojtjën e Konsumatorit.

Paraqitja e produkteve në platformën tonë do të bëhët në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo me qëllim të pasqyrimit real të të dhënave dhe veçorive të këtyre produkteve për Përdoruesit.

Produktet e ofruara përmes platformës sonë do të plotësojnë kushtet të cilat kërkohen me dispozitat ligjore të Ligjit Nr.04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve të cilat rregullojnë të metat materiale dhe juridike të sendit.

 

Si të mbyllni llogarinë dhe ti fshini të dhënat tuaja:

Para se të mbyllni llogarinë tuaj, merrni parasysh të na kontaktoni së pari. Ne nuk duam t’ju shohim të largoheni dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjidhur çdo problem që mund të keni.

Kur dërgoni një kërkesë për të mbyllur llogarinë tuaj, të gjitha dhënat tuaja personale do të fshihen.

 

Përmbarimi i kërkesave të Niskërko:

Në rast të mos-përmbushjës së detyrimeve nga ana e Konsumatroit, kompania jonë ka të drejtë në realizimin e kërkesës së saj përmes procedurës përmbarimore në bazë të dokumentit të besueshëm “faturës”.

 

Zgjidhja e Kontesteve:

Të gjitha mos-marrëveshjet të cilat mund të rrjedhin lidhur me zbatimin apo interpretimin e këtyre kushteve do të zgjidhen përmes procedurës gjyqësore pranë Gjykatës kompetente.

PSE NE

TRANSPORT DHE KTHIM FALAS

Transporti falas për të gjitha porositë mbi 50€.

GARANCI KTHIMI I PARAVE

Garanci 100% e kthimit të parave

Online 24/7

Përkrahje online 24 orë.